"Fjoris Band" interpreton live " Jetike" nga Semi Jaupaj
Tre artistët e rinj të fushës muzikore violiniste Sonja Koçi, pianisti Redijon Rapaj dhe këngëtarja Fjorela Xhaferaj, pjesë të grupit “Fjoris band”, ishin të ftuar këtë pasdite në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora, për të rrëfyer rreth eksperiencave të tyre.
Fjorela Xhaferaj, violiniste dhe këngëtare njëherësh në grupin “Fjoris Band” u shpreh se të bërit muzikë në përgjithësi njerëzit e konsiderojnë si të lehtë, por realisht duhet shumë punë dhe orë studimi.
“Pavarësisht angazhimeve në fund të ditës kënaqemi shumë, sepse lëvizim në shumë vende dhe kur jemi të gjithë si grup, lodhja ikën. Ne në grup kur mërzitet njëri mërzitet edhe tjetri. Njerëzit mendojnë se është e lehtë të bëhesh muzikantë, por duhen orë të tëra studimi për të arrirë atë që dëshirojmë. Kënaqesh me veten, por duhet me i dhënë më shumë forcë për të arrirë më shumë. Ka pasur raste kur jemi pjesë e orkestrave të ndryshme dhe pas disa orëve shfaqjesh, kur ne marrim ata duartrokitjet e publikut, themi që gjithçka ja ka vlejtur”, u shpreh Xhaferaj.
Ndërkohë vilionistja Sonja Koçi tha se “fryma e grupi" është shumë e rëndësishme. Më tej ajo u shpreh se me “bashkëpunim dhe mirëkuptim gjithça shkon mirë”.
Ndërsa pyetjes se përse artistët e rinj vendosën t’a quajnë “Fjoris band”, këtë grup, pianisti
Redijon Rapaj tha se emri i grupit mban emrin e këngëtares së vetme që ka grupi i tyre e cila quhet Fjori.
“Unë vij nga një familje muzikantësh. Ne kemi qenë gjithë kohës bashkë, ka vite që njihemi. E kemi quajtur kështu këtë grup, pasi Fjori është e vetmja në grup që këndon, nga ku lindi dhe ideja e grupit”, tha Rapaj.
