"Shqiptarët janë hipokritë" Albatros Rexhaj zbulon arsyet pse nuk shkoi në shtëpinë e "Big Brother"

Shkrimtari i njohur nga Kosova, Albatros Rexhaj, ka treguar arsyen se pse nuk shkoi te shtëpia e "Big Brother", pasi sipas tij produksioni i kishte bërë ftesë për pjesëmarrje.

I ftuar në emisionin "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora Albatrosi  thotë se angazhimet në punë, në shkollë dhe frika nga paragjykimet e publikut e kanë stepur atë të pranojë ofertën për tu bërë banor i shtëpisë.

Albatros Rexhaj: Nuk shkova sepse angazhimet e mia në punë janë të shumta,  jam edhe student, fizikisht ishte e pamundur. Nëse je personazh i njohur nuk do  gjykohesh njëjtë si të  tjerët.

Njerëzit harrojnë se dhe ne jemi  njerëz dhe ne lëndohemi. Jemi njerëz si gjithë të tjerët. Gjykohesh në mënyrë jo korrekte, siç i ndodhi Fifit. Kur je personazh publik do stigmatizohesh më shumë se tjerët.

Shqiptarët janë hipokritë, ngelen në gjykimin bardhezi. Është normale të shkosh te psikologu. Mjerë ai njeri që nuk kalon sfida.  Jemi mizorë me njëri-tjetrin. Kem  dëshirë të degjenerojmë njëri-tjetrin. Nuk e di ku e ka gjenezën ky muhabet. Shqiptari ka dëshirë të ngrihet duke poshtëruar të tjetrin.