Berisha e nis Foltoren me 1 min heshtje për viktimat e tërmetit: Qeveria i braktisi viktimat!

Nga Kurbini ku po mban Foltoren e radhës, ish-kryeministri Sali Berisha e nisi fjalën e tij duke akuzuar qeverinë për tërmetin e 26 nëntorit 2019 dhe me një minutë heshtjeje.

Ai tha se edhe pse qeveria e pa përgjegjshme dhe ka si objekt kryesor grabitjen e çdo gjëje, konstatoi se pallatet ishin të pabanueshme, ajo i la në mëshirë të fatit duke i marrë jetë tërmeti.

Berisha: Shqipërinë para 2 vitesh e goditi një tërmet e i rëndë. 51 persona humbën jetën nën rrënoja, por në Kurbin dhe Thumanë, viktimat sikurse e dini, ishin një krim i mirëfilltë shtetëror. Pallatet e viktimave u bënë ta pabanueshme në tërmetin e shtatorit.

Një qeveri e pa përgjegjshme dhe ka si objekt kryesor grabitjen e çdo gjëje, konstatoi se pallatet ishin të pabanueshme, ajo i la në mëshirë të fatit duke i marrë jetë tërmeti.

Sot për 51 viktima dhe për shembjen e qindrave ndërtimeve jashtë standardeve, para ligjit nuk ndodhet asnjë zyrtar apo qeveritar. Ky është një krim i dytë i shëmtuar pas braktisjes së tyre. Për të nderuar kujtimin e tyre ftoj të mbaj një minutë heshtje.