"U prehsh në paqe moj e mira Huejda" Irma Libohova zbulon mesazhin e fundit me artisten e ndjerë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2021, 11:42

Ndarja nga jeta e artistes së njohur shqiptare, Hueyda El Saied ka trishtuar familjarët, kolegët dhe të afërmit e 46-vjeçares.
Për këtë, këngëtarja, Irma Libohova, ka zbuluar mesazhet e fundit që ka shkëmbyer me moderatoren e ndjerë.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo ka publikuar bisedën e fundit me 46-vjeçaren. Krahas fotos Irma shkruan: "U prehsh në paqe moj e mira Huejda!"


