Lehtësohet qarkullimi kufitar Shqipëri-Kosovë/ Zaimi: Janë përgatitur stafet doganore, marrëveshja do hyjë në zbatim menjëherë

Ditën e sotme u zhvilluar mbledhja e përvbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, ku janë firmosur disa marrëveshje mes palëve për të lehtësuar lëvizjen qytetarëve në të dy anët e kufirit.

Në lidhje me këtë Arbër Zaimi i Vetëvendosjes në një intervistë për Ora Neës, është shprehur se janë përgatitur stafet doganore dhe sipas tij kjo marrëveshje do fillojë të zbatohet menjëherë.

Ai tha se mos kontrollimi në dogana do të sjellë lehtësim për qytetarët.

Arbër Zaimi: Janë përgatitur stafet doganore dhe është inspektuar pika e kalimit në Morinë por edhe pikat e tjera të Kalimit. Ekziston mundësia teknologjike infrastrukturore dhe tashmë është gati për t’u zbatur nëse nuk ka filluar ende të zbatohet. Kjo marrëveshje do të lehtësojë qarkullimin dhe do të shmangë radhët e gjata që kanë qenë shqetësim për qytetarët. Mendoj se kjo marrëveshje fillon të zbatohet menjëherë, është e gatshme.

Rama u shpreh tha se dy qeveritë kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi për nisjen e një studimi fizbiliteti për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.

Në lidhje me marrëveshjen për ndërtimin e hekurudhës, Zaimi u shpreh se lëvizja me trena është domosdoshmëri, ndërsa shton se është standard i të qenurit vend i zhvilluar evropian.

Arbër Zaimi: Qeveria e ka vendosur në planet e saj afatshkurtër dhe afatmesme hekurudhën që lidh Kosovën me Shqipërinë, është hekurudha Prishtinë- Durrës. Sot janë marrë vesh të dyja qeveritë që në vitin e ardhshëm të financojnë studimin e fizibilitetit të kësaj hekurudhe. Transporti me trena është domosdoshmëri e aktualitetit, është një prej standardeve të qenurit vendi zhvilluar evropian. Është mirë që të dyja qeveritë e kanë përfshirë në buxhet fillimin e punës për hekurudhën. Kjo do të gjallërojë edhe krahinat.