Dy vite nga tërmeti i 26 nëntori/ Ambasada amerikane: Nderojmë qëndresën e shqiptarëve përballë fatkeqësisë

Ambasada Amerikane në Tiranë me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka rikujtuar tërmetin shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019, ku nderon qëndresën dhe forcën e shqiptarëve përballë fatkeqësisë

Ambasada shkruan se SHBA do të vazhdojë të mbështes Shqipërinë për të ndërtuar një të ardhme më të fortë dhe më të begatë.

Postimi i plotë:

Dy vite më vonë, ne kujtojmë atë mëngjes herët kur tërmeti më shkatërrimtar në 40 vite goditi Shqipërinë. Ne kujtojmë 51 viktimat. Ne nderojmë qëndresën dhe forcën e shqiptarëve përballë fatkeqësisë. Shtetet e Bashkuara ishin krenarë të qëndronin me miqtë shqiptarë për të ndihmuar, atë ditë dhe në vazhdim. Ne do vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë për të ndërtuar një të ardhme më të fortë dhe më të begatë.

Mëngjesin e dy viteve më parë tërmeti 6.4 ballë goditi Shqipërinë, ku të vdekur mbetën 51 persona.