Speciale/ Dy vjet nga tërmeti i 26 Nentorit 2019, plagët ende hapur. Dy vite betejë për një strehë

Ishte ora 3.54 e 26 nëntorit të 2019 ku Shqipëria u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 me një epiqendër 16 kilometra në perëndim-jugperëndim të Mamurrasit.

Për nga shkalla e magnitudës ky ishte tërmeti më i madh që ka goditur Shqipërinë në më shumë se 40 vite.

Lëkundjet e forta u ndjenë pothuajse në të gjithë Shqipërinë, ndërsa magnitudë e lartë dhe ora në të cilën goditi solli panik te qytetarët.

Përmasat e tragjedisë së tërmetit ishin dhe të tmerrshëm në Durrës, ndërtesa e kolonat e disa shtëpive u u këputën sikur të mos ishin ekzistuese.

Pamjet e trishta dhe dramatike tregojnë ndërprerjen e shumë jetëve në mes, tregojnë jetët brenda atyre mureve, kujtimet e të cilave ata i morën me vete.

Për pak sekonda herët ne mengjesin e së martës së 26 nëntorit Thumana u shndërrua ne nje qytet fantazmë.
Pamjet që vinin nga qyteza pak e njohur më përpara ishin dramatike.

Pallatet u shndërruan në gërmadha ndërsa poshtë tyre ishin shuar jetë.


Forca e tërmetit por dhe ndërtimet pa kriter apo neglizhenca ndaj shenjave te mëparshme qe u dhane per pasigurinë sidomos ne pallatet e Thumanës, vunë në një provë të madhe shtetin i cili qartazi ishte i papërgatitur për një fatkeqësi të tillë.

Ekipet e emergjencave ishin inekzistente dhe kjo u deshmua live nga kamerat e medieve që shkuan në zonat e goditura.


Nuk kishim nje qen kërkim-shpëtimi. U ndërhy me eskavatore, me duar njerëzish, erdhën ndihma nga Kosova dhe shtete të tjera fqinje dhe europiane

Speciale/ Dy vjet nga tërmeti i 26 Nentorit 2019, plagët ende hapur.

Orendi shtëpiake e lodra fëmijësh.Por ishte vonë.

Nën rrënoja kishin mbetur fëmijë, burra, gra, të moshua e të rinj.


Tmerri, paniku dhe shpresa ishin bashkë atë dite dhe me gjate.

Solidarizimi nuk mungoi por dhe ai i pakoordinuar, si lëkundjet e tërmetit.

Durrësi, Thumana ,Tirana Shijaku, Kruja, Kamza, Kavaja, Kurbini, Lezha, Rrogozhina ishin zonat me te prekurat.
U ngritën tenda për të mbijetuarit, të cilët jetuan net të vështira, të tjerë u strehuan nëpër hotele e shumë nëpër të afërmit.

Speciale/ Dy vjet nga tërmeti i 26 Nentorit 2019, plagët ende hapur.

Me e keqja kaloi për te mbijetuarit, të cilët nuk e dinin se pas tërmetit do të vinte pandemia e Covid 19.
Për të dëmtuarit ishte një tërmet i dytë, pasi qeveria duhej të fokusohej te përballimi i një emergjence tjetër . U deshën dy vite që sot te kemi këtë pamje.

Situata ne Durres nuk ka ndryshuar shume

Dy vite më pas situata në Durrës pothuajse nuk ka ndryshuar.

Koha është ilaçi që kuron shumë edhe pse familjet që humbën të afërmit vazhdojnë të vuajnë me kujtimet e 26 nëntorit

Kryetarja e bashkisë Durrës bën bilancin e rindërtimit. Ajo thotë se pjesa më e madhe e punës ka përfunduar.

Ende në çadër

2-vite pas tërmetit, asgjë nuk ka ndryshuar për familjen Murati në Shullaz të Kurbinit.

Shtëpia e tyre u bë e pabanueshme nga lëkundjet e forta sizmike të mëngjesit të 26-nëntorit të vitit 2019 dhe që prej asaj kohe 5 pjesëtaret e kësaj familje jetojnë vendosur në çadër, ndërsa më e moshuara e shtëpisë e cila është 87-vjeç, nuk ka pranuar të dalë nga banesa, e cila rrezikon të shembet.

Çifti i bashkëshorteve tregon vështirësitë e dy viteve, ndërsa e kanë humbur shpresën se shtëpia e tyre mund të rindërtohet.

Kurbini ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmeti dhe deri tani ka përfunduar rindërtimin i 524 apartamenteve me financim të qeverisë turke, ndërsa për sa i përket banesave individuale ende nuk është ndërtuar asnjë shtëpi.

Ndërkohë në qytet përgatitjet janë drejt fundit.

Në njësinë Manëz në lagjen "Shera" u dëmtuan 22 shtëpi ndërsa 20 kanë përfunduar 2 kanë hasur probleme me terrenin

Familjet që janë futur në shtëpi shprehen të kënaqur pasi mundësitë ekonomike nuk i përballonin ta rindërtonin vet.

Në Manëz ka nga ato familje që vijojnë të jetojnë në kontiejner.

Ka dhe nga ato që emri nuk u ka dalë me shortin e parë por janë në pritje.

51 jetë u shuan në pak sekonda drejtësia ende nuk ka bërë drejtësi edhe pse është vërtetuar se nuk ishte vetëm forca e natyrës shkaktare për humbjen e atyre jetëve.

Kronika u pergatit nga

Gazetare: Sonila Musai
Operator, Esmerald Jahelezi, Alfred Shkoza