Sëmundja ngjitëse tek fëmijët/ “Gojë, këmbë, dorë” përhapet masivisht edhe në Shkodër
Sëmundja ngjitëse “Gojë, këmbë, dorë” e cila është duke u përhapur masivisht në vendin tonë. Në Shkodër mjekët specialist thonë se shkollat dhe çerdhet janë vatra të kësaj sëmundjen ndërsa në kushtet e mospasjes së një mjekimi specifik ata këshillojnë prindërit që nëse kanë shenja t;I mbajnë fëmijët në shtëpi.
Sëmundja "gojë, këmbë, dorë" është duke qarkulluar prej ditësh edhe në Shkodër, kryesisht tek fëmijët.
Rastet që paraqiten në pediatrinë e spitalit rajonal janë shtuar dhe mjekia Manjola Shpori thotë se sëmundja është ngjitëse, ndërsa është përhapur gjerësisht tek shkollat dhe çerdhet.
“Sivjet ka një të themi një epidemi me këtë llojë sëmundje. Shkaktohet nga virusi. Është një sëmundje shumë ngjitëse.”
Duke treguar si prindërit të dallojnë shenjat e para të sëmundjes, ajo këshillon që me shfaqjen e saj të shmanget dërgimi i tyre në kopshte apo çerdhe, sepse përhapet tek fëmijët e tjerë.
“Fillestare janë dëmtimet e gojës, më pas fillojnë dëmtimet në lëkurë, në shputat e këmbëve, në organet gjenitale.”
Shtim të rasteve ka edhe me Covid në spital, ku ka pasur këto ditë edhe raste të shkallës së dytë të infektimit.
“Kemi goxha fëmijë të prekur nga Covid-19, të cilët vijnë nga forma të lehta deri në forma mesatarisht të rënda.”
Sipas specialistëve sëmundja përgjithësisht zgjat nga 7 deri në 10 ditë, ndërsa nuk ka asnjë mjekim specifik ose vaksinë për parandalimin e saj.
