Përplasi dhe kanosi me fjalë 34-vjeçaren, një i arrestuar në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 51-vjeçar i cili drejtonte automjetin në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugore.

Blutë bëjnë me dije se u arrestua shtetasi D. XH., 51 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet tjetër që drejtohej nga shtetasja A. G., 34 vjeçe, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Por, pas përplasjes 51-vjeçari e ka kanosur me fjalë 34-vjeçaren.

Arrestimi i tij u bë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Kanosja.”