Kurbini prej 2 vitesh pa spital/ Dy vite nga tërmeti i 26 nëntorit, çfarë po ndodh me procesin e rindërtimit?

Sot janë bërë 2 vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, ku si pasojë humbën jetën 51 persona dhe u plagosën mbi 1000 të tjerë.

Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave duke lënë pa strehë shumë familje kryesisht në Thumanë dhe në disa zona të Durrësit.

Çfarë po ndodh me procesin e rindërtimit sot?  Sa të sigurta janë ndërtimet sot? A po respektohen standardet ndërkombëtare në ndërtimet në Shqipëri?

Në një intervistë për emisionin e mëngjesit "Ditë e Re" në RTV Ora, gazetari Elvis Hila,   thotë se  edhe pse procesi i rindërtimit është duke u zhvilluar, diku më ritme të shpejta e dikur me ritme të ngadalta, 20 familje në Lezhë dhe në Kurbin, edhe pse marrin bonus qiraje jetojnë në çadra dhe kontejnerë, pasi nuk duan të largohen nga fshati, sepse ata jetojnë me bujqësinë e blegtorinë.

Gazetari thekson se prej 2 vitesh Kurbini është pa spital, si pasojë e tërmetit.

Qytetarët e Kurbinit detyrohen të shkojnë në spitalin e Lezhës, apo drejt Tiranës.

Elvis Hila: Aktualisht në Kurbin kanë përfunduar 524 apartamente, të financuara nga qeveria turke. Brenda këtij viti do të strehohen familjet e para. Ndërkohë që janë ndërtuar disa shkolla dhe objekte të tjera. Ndërsa nga ana e donacioneve të qeverisë shqiptare procesi po vijon. Kemi akoma familje që jetojnë në çadra dhe kontejnerë. Për sa i përket ndërtesave individuale procesi po ecën me ritme shumë të ngadalta. Në Lezhë dhe Kurbin justifikohet se familjet në fjalë kanë pasur probleme me dokumentacionin. Rreth 20 familje në Lezhe dhe Kurbin jetojnë në çadra apo kontejnerë. Është tepër e vështirë për ta të kalojnë edhe një vit të tretë në çadër.  avarësisht se trajtohen me bonus qiraje nuk mund të shkojnë në qytet pasi jetojnë me bujqësi. Kurbini është pa spital prej dy vitesh, u shemb për ti hapur rrugë rindërtimit. Banorët detyrohen t'i drejtohen Lezhës apo Tiranës.

Kurbini prej 2 vitesh pa spital/ Dy vite nga tërmeti i 26 nëntorit,

Sa kapacitete ka Shqipëria për të përballuar një tërmet tjetër?

Inxhinieri, Luan Myrtaj thotë në studion e "Ditë e Re" se Shqipëria nuk ka as kapacitetet e duhura, e as është trajnuar për tërmetet që mund të ndodhin në të ardhmen. Ai thotë se ndërtimet në Shqipëri kanë mangësi.

Luan Myrtaj: Nuk janë bërë trajnime se si të përballohet tërmeti. Durrësi ka probleme të rënda në ndërtim. Ne nuk dimë të bëjmë beton. Është ndryshkur hekuri poshtë. Pas tërmetit kanë dëmtuar tërmetit. Nëse duhet të riparojmë bazat e kolonave në Durrës, kostoja është më e ulët se sa kur ndërtesa shembet. Te tërmeti i nëntorit perëndia na ka mbrojtur. Nëse do ishte me frekuenca të ndryshme tërmeti do kishte pasoja katastrofike.