Napoli rrezikon eliminimin, e mundin sërish rusët në Europa League (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2021, 21:04
Vjen humbja e dytë radhazi për Napolin.
Pas disfatës në Serinë A, e para pêr kêtê sezon për të kaltërit, skuadra e Spallettit bie sërish e kësaj radhe në Europa League. Në ndeshjen e parafundit të Grupit C, Napoli duhej tê fitonte për të mbyllur llogaritë të cilat jo vetëm që si mbylli por edhe i hapi duke rrezikuar eliminimin dhe tashme asgje nuk varet prej tyre.
Në sfidën me Spartak Moscow, ekipi italian u mund 2-1, pas një paraqitjeje jo në lartësinë e duhur.
Që në pjesën e parë, të kaltërit pésuan dy gola nga Sobolev që u dha goditje të fortë kundështarëve teksa në pjesén e dytë Elmas shkurtoi diferencën por vetëm kaq.
Tashmë Napoli ka 7 pikë dhe ndeshjen e fundit e ka me Leicester të cilët kanë një ndeshje më pak dhe luajnë me Legian e Mucit të enjten./Ora News/.
