Man. United kualifikohet me Ronaldon, shikoni perlën e Lewandowskit me Bayernin

Ndeshja e parë pa Solskjaer në stol, Man. United arrin të fitojë një ndeshje shumë të rëndësishme në Champions League.

Në “Estadio de la Ceramica” përballë Villarrealit, “Djajtë e Kuq” arrijnë të fitojnë me vështirësi por në fund me meritë dhe si gjithmonë Ronaldo ka meritat e tij.

Me një pjesë të parë të luajtur më mirë nga spanjollët, ekipi anglez me trajner të përkohshëm Carrick bën më mirë në të dytën duke shënuar dy herë, fillimisht me Ronaldon që nxjerr nga balta skuadrën në 78’ dhe në 90’ mendon për ta mbyllur sfidën Sancho që gjen dhe golin e parë me fanellën e ekipit anglez. Ky sukses i rëndësishëm kualifikon më tej Man. United ndërsa Villarreali duhet të luftojë ende.

Ndërkohë në Kiev, vijon të mahnisë Robert Lewandowski. Në një stadium me borë dhe në kushte të vështira për t’u luajtur bomber polak tregon që e meriton ai Topin e Artë teksa shënon një perlë për Bayernin në minutën e 14-të.

Goli është kryevepër dhe është gjëja më e rëndësishme e ndeshjes pasi bavarezët ishin kualifikuar dhe gjithsesi fituan 2-1 me golin tjetër të Coman./Ora News/.