Antonio Conte manjak i detajeve, kërkesa e çuditshme te Tottenham (Video)

Nuk ka më dyshime dhe është e njohur për të gjithë se sa shumë Antonio Conte është profesionist i vëmendshëm për gjithçka, për çdo detaj që mund të bëjë diferencën.

 

Në fushë, por edhe jashtë drejtkëndëshit të gjelbër, trajneri italian nuk i lë asgjë rastësisë ndaj dhe kërkesa e fundit e bërë ndaj Tottenhamit, megjithatë, është vërtet e pabesueshme. Është e tillë sepse nuk është një përforcim i ri për merkaton e janarit apo me skema të reja që do të propozohen në fushë, por diçka shumë më ... "delikate".


Në një video të postuar nga gazetari i Sky Sports, Geoff Shreeves në Twitter, mund të shihet stafi i fushës duke rregulluar vijën anësore me dorë. Dhe komenti i Shreeves nuk lë vend për interpretim: "Ne e dimë që Antonio Conte është i vëmendshëm ndaj detajeve, por kjo mund të duket e pavërtetë! Përfundimisht, vijat e punuar me dorë."

Ish-trajneri i Interit, pas barazimit ndaj Evertonit, fitoi fitoren e parë në pankinën e Spurs të dielën e kaluar duke mposhtur 2-1 Leeds të Bielsas.

Një fitore e rëndësishme që nxit ambiciet evropiane të Tottenham dhe me dikë si Conte në stol, nuk ka asgjë të pamundur duke punuar!/Ora News/.