Ish zëvëndës trajneri i Dinamos, dënohet me 3 vite burg për zhvatje

Momente të vështira për Fabrizio Miccolin. Ish sulmuesi i famshëm i Juventusit, Palermos dhe në një kohë të shkurtër, ish zëvendës trajner i Dinamos është dënuar përfundimisht nga Gjykata e Kasacionit.

Ish sulmuesi italian është dënuar me 3 vite dhe 6 muaj burg nga shkalla më e lartë e drejtësisë italiane me akuzën e shantazhit përmes mënyrave mafioze.

Fatkeqësisht për të, për akuza të tilla nuk mund të ketë shlyrje tjetër të kohës së burgimit ndaj dhe portat e këtij institucioni janë hapur për të dhe nuk mund të shmangen.


Historia që përfshin Miccoli lidhet me një episod që ka ndodhur shumë vite më parë. Ish-kapiteni i Palermos kreu një zhvatje të rënduar me metodën mafioze me porosi të shokut të tij Mauro Lauricella, djali i bosit të Kalsa, Antonino  i dënuar me 7 vite burg përfundimisht disa javë më parë.

Gjyqi lindi për rikuperimin e 12 mijë eurove të ish-pronarit të klubit të natës ‘Paparazzi’ në Isola delle Femmine, Andrea Graffagnini, i cili ka pësuar dhunë dhe kërcënime.

Miccoli veproi për të ndihmuar ish-fizioterapistin e Palermos, Giorgio Gasparini i cili kërkoi një dorë nga shoku i tij futbollist për të rikuperuar huanë prej 12,000 € nga Graffagnini, partneri i tij në klub. Miccoli përmes mikut mafioz tashmë tentoi të rikuperonte paratë por me fjalorin dhe kërcënimet e bëra futi veten në telashe dhe tani duhet të shkojë në burg sipas vendimit të Gjykatës./Ora News/.