Shikoni golat. Chelsea shkatërron 4-0 Juven, barazojnë Barça dhe Atalanta

Chelsea i jep leksion Juventusit në Champions League në Grupin H dhe i rrëmben vendin e parë në renditje.

Në “Stamford Bridge” u luajt dueli që do të përcaktonte kreun e grupit dhe skuadra e Tuchel ishte shumë më lart duke fituar me rezultatin e pastër 4-0. Për bardhezinjtë asgjë pozitive në këtë përballje me golat që u shënuan nga Chalobah 25’, James 56’, Odoi 58’ e Werner në 95’.

Në sfidën tjetër të këtij Grupi, Malmo mori një barazim 1-1 me Zenitin në shtëpi.

 

Në Grupin E, Barcelona e Xavit mori një barazim me Benficën në “Camp Nou” ku ajo që kënaq tifozët është loja entuziaste e katalanasve dhe krijimi i shumë rasteve për shënim. 0-0 përfundoi sfida, rezultat jo i keq dhe për kualifikimin më tej, Barcelonës i duhet vetëm barazimi me Bayernin.

Në Grupin F, Atalanta shamngu një humbje që do t’i shkaktonte shumë probleme. Në Zvicër përballë Young Boys sfida u mbyll 3-3 teksa Gjimshiti u fut në lojë në minutën e 71’ ndërsa golat e zikaltërve u shënuan nga Zapata , Palominio dhe Muriel. Tashmë për t’u kualifikuar, Atalanta duhet të mposhtë Villarrealin në ndeshjen e fundit.

 

Grupi G është shumë intrigues teksa Lille mori kryesimin me suksesin 1-0 ndaj Salzburg ndërsa Sevilla ngjitet e dyta me fitoren 2-0 ndaj Wolfsburg por gjithçka mbetet e hapur ne ndeshjet e fundit./Ora News/.