Një vit burg me kusht dhe gjobë, Benzema merr dënimin zyrtar nga Gjykata
Më shumë se gjashtë vjet pas fillimit të aferës së shantazhit ndaj Mathieu Valbuena dhe gati një muaj pas gjyqit të tij penal, Karim Benzema më në fund ka mësuar edhe dënimin e tij.
Gjykata penale e Versajës dha vendimin këtë të mërkurën në mungesë të lojtarit francez i cili shpallet fajtor për bashkëpunim në veprën e tentativës së shantazhit dhe dënohet me një vit burg me kusht dhe 75,000 euro gjobë.
“Karim Benzema u përfshi personalisht me këmbëngulje në përpjekjen për të bindur Mathieu Valbuena të takonte njeriun e tij të besimit”, shpjegoi gjykata. Kujtojmë që prokurori kishte kërkuar dënimin me dhjetë muaj burg me kusht dhe 75 mijë euro gjobë ndaj sulmuesit të Real Madridit por gjithsesi ai mori 1 vit burg.
Dënimi me kusht pothuajse mund të quhet liri për bomberin e Real Madrid pasi nuk shkon pas hekurave dhe ja hedh me gjobën 75 mijë euro që për të janë para portofoli!
Gjithsesi edhe një denim i tillë nuk do të kërcënojë rikthimin e tij dhe vazhdimin në skuadrën kombëtare madje i vë kapak një herë e përgjithmone kësaj historie./Ora News/.
