Çështja Hamraoui, Abidal i kërkon falje bashkëshortes: E meritoj këtë turpërim
Futbolli francez i femrave është tronditur ditët e fundit nga 'rasti Hamraoui', futbollistja që ka marrë sulmin fatkeq nga dy burra me kapuç. Viktima, mesfushorja franceze mësohet se ka shënjestruar drejtpërdrejt gruan e Éric Abidal për një rast të supozuar të reagimit ndaj tradhtisë së ish-futbollistit të Barcelonës pikërisht me lojtaren e PSG-së.
Në orët e fundit, Haayet Abidal ndau në rrjete një mesazh të ashpër kundër bashkëshortit, shoqëruar me informacione që flasin për një divorc të afërt, të cilit i është përgjigjur vetë Abidal.
Ish-futbollisti është penduar pasi mësoi vendimin e divorcit dhe me një imazh në të cilin futbollisti shfaqet duke qarë, imazh i konferencës për shtyp kur ai u tërhoq si futbollist kur ishte lojtar Blaugrana,
Éric Abidal në mesazhin e tij i shpreh falje gruas së tij: "Hayet Abidal, më fal. Cilido qoftë vendimi juaj, ju do të vazhdoni të jeni në sytë e mi gruaja e jetës sime dhe veçanërisht nëna e fëmijëve tanë të mrekullueshëm. Unë e meritoj këtë poshtërim edhe nëse më vret të gjallë. Një ditë do të më falni.", përfundon mesazhi i Abidal.
Ende nuk ka asnjë konfirmim nëse Abidal e ka tradhtuar të shoqen me mesfushoren franceze e cila tashmë është në një luftë ligjore pikërisht me gruan e ish lojtarit të Barcelonës./Ora News/.
