Dy herë Dzeko, Interi mund Shakhtarin dhe prek kualifikimin. Shikoni golat

Pas tre barazimeve radhazi, më në fund Interi arrin të mposhtë Shakhtarin për të arritur pothuajse kualifikimin në 1/8 e Champions League. Edhe pse ende jo pasi pritet ndeshja tjetër Sheriff-Real Madrid, zikaltërit bëjnë detyrën duke mposhtur një rival që ndeshjet e fundit gjithmonë ka hapur probleme për ta.

Në “San Siro”, pjesa e pare ishte shumë e forte fizikisht për të dyja teksa zikaltërit dominuan me lojë dhe krijuan raste që nuk i konkretizuan.

Pjesa e dytë ishte më insistuese për Interin që godet dy herë shtyllën e dukej sikur topi nuk donte të shkonte në rrjetë.

Gjithsesi për të larguar frikën mendoi Edin Dzeko i cili në 61’ me një të djathtë nga jashtë zone arriti të thyente portierin e Shakhtarit.

Skuadra e Inzaghit vijon të sulmojë dhe për të mbyllur ndeshjen mendon sërish Dzeko, kësaj radhe me kokë në 69’. Në fund 3 pikë të merituara për Interin që me 10 pikë pret vetëm ndeshjen tjeter për të festuar kualifikimin pas 10 vitesh në 1/8 e Championsit.

 

Në sfidën tjetër të Grupit C, Ajaxi konfirmon ecurinë perfekte me 5 fitore radhazi. Rezultate të jashtëzakonshme për “harkëtarët” që janë kualifikuar më pare por sot fituan sërish me përmbysje ndaj Besiktasit. Mendoi sërish bomberi i skuadrës, Haller që me një dopietë i dha fitoren 2-1 Ajaxit në transfertë./Ora News/.