Wanda Nara: Icardi pranoi që është takuar me modelen por unë i besoj atij!
Në shtëpinë Icardi ka paqe. Duket si paqe e heshtur ose nga një marrëveshje por deri në zhvillimet e tjera që mund të zbulohen, Wanda Nara është pajtuar me Mauro Icardin dhe tani gjërat janë rikthyer në normalitet.
Të paktën kështu ka deklaruar bashkëshortja dhe agjentia e Mauro Icardit e cila në një intervistë të fundit ka zbuluar shumë gjëra rreth kësaj çështjeje që tërhoqi vëmendje të madhe.
“Si e mora vesh? Ishim në një fushë me vajzat mbi kalë. Një vajzë që organizon festat tona më kërkoi një foto nga festa, e dija që kishte në telefonin e Mauros dhe kur shikova pashë pamjet e një bisede me një grua shumë të famshme që tashmë të gjithë e njohin. Gjëja e parë që më erdhi në kokë ishte zemërimi, ndaj dhe reagimi ishte i fortë”.
Wanda zbuloi edhe nëse sulmuesi është takuar me modelen duke bërë deklarata të forta..
“Nëse China Suarez dhe Mauro takoheshin? Po, më tha që e ka takuar dhe nuk ishte asgjë dhe mendoj se gjithçka mund të kishte ndodhur, por është e vërtetë që asgjë nuk ndodhi. Me sa duket, ajo erdhi në Paris. Shumë kanë thënë dhe shkruar se kanë parë gjëra të tjera për Mauron, por nuk ka asgjë më të rreme. Betohem për pesë fëmijët e mi se kurrë nuk kam pasur këtë lloj problemi me të. Por kur ndodhi e gjithë kjo, u tërbova shumë, mora avionin e parë që kisha dhe u ktheva në shtëpinë time në Itali”.
Biznesmenia argjentinase deklaroi në fund se i beson shumë bashkëshortit dhe po të mos mendonte kështu nuk do të ishte akoma me të.
“Ne mendojmë për dashurinë që kemi për njëri-tjetrin dhe se Mauro e pranoi se ishte gabimi i madh i jetës së tij. Në të vërtetë nuk ishte asgjë nëse mendoni për këtë, por për mua ishte shumë për shkak të zakoneve që kemi. A kemi më besim ? Nuk më ndryshon mua nëse ka ndodhur diçka mes tyre apo jo. Sot i besoj verbërisht Mauros, mund ta mbush këtë dhomë me 200 femra. Nëse nuk do t'i besoja, nuk do të vazhdoja dot me të, ne do të ishim në gjendje që të zgjidhnim përsëri njëri-tjetrin”, deklaroi Wanda Nara e cila do të vijojë të mbetet ende bashkëshortja dhe agjentja e sulmuesit argjentinas./Ora News/.
