Shpërthejnë infektimet në futbollin gjerman, me Covid edhe te Leipzig
Pas Bayernit dhe Dortmundit, është radha e Leipzig që goditet nga koronavirusi.
E gjithë Gjermania po përjeton një situate të vështirë në fakt nga një rritje e frikshme e personave të infektuar dhe as futbolli nuk po i shpëton kësaj situate.
Sot mësohet se Leipzig ka dy të infektuar me Covid-19, trajneri Jesse MArsch dhe portieri Peter Gulasci që do të jenë mungesa shumë të rëndësishme për sfidën e nesërme në Champions League ndaj Brugge.
Leipzig njoftoi se trajneri Marsch i cili është i vaksinuar plotësisht rezultoi pozitiv në disa teste radhazi përpara ndeshjes në Champions, teksa portieri Gulacsi ishte pozitiv në një test të shpejtë dhe po pritet përgjigja e testit PCR.
Leipzig më parë ka bërë të ditur se e gjithë skuadra dhe stafi Teknik janë të vaksinuar plotësisht me të dyja dozat dhe trajneri bashkë me portierin janë izoluar menjëherë.
