Man. United kontakton Mancinin për stolin. Trajneri italian merr vendimin

Që Man. United është në kërkime të dëshpëruara për një trajner nuk vihet në diskutim dhe tashmë drejtuesit po tentojnë edhe trajnerët që janë në kontrata të gjata.

Valverde apo Queiroz shihen si alternative përkohësisht për të drejtuar “djajtë e kuq” e nga ana tjetër drejtuesit duan një trajner stabël që t’i besojë një projekt të madh.

Kështu siç mësohet, në skenë ka dale emri i Roberto Mancinit, trajnerit aktual të Italisë që u shpall kampion Europe në verë dhe ka një kontratë të gjatë deri në 2026 me kombëtaren axurre.

Kujtojmë që Roberto Mancini në Premier League ka punuar më parë dhe ka drejtuar pikërisht rivalët e United, Man. City me të cilët fitoi një titull kampion.

 

Bisedimet kanë ndodhur dhe janë konfirmuar por Mancini ua ka bërë të qartë se dëshiron të kualifikojë ekipin e tij në Botëror ndaj për momentin nuk është i disponueshëm. Nëse deri në Mars kur Italia të kalojë ndeshjet playoff dhe Mancini të ketë përmbushur misionin, nuk përjashtohet që Man. United të rikthehet në sulm për të, gjithmonë nëse nuk do ta ketë gjetur trajnerin e ri.

Vijojnë të mbeten disa emra si kandidatë ku mes tyre deri tani përflitet për Pochettino, Zidane, Lopetegui, Rodgers dhe Emery./Ora News/.