Del raporti/ Kupa e Botës çdo dy vjet do të rrënonte ekonomikisht klubet dhe UEFA-n
Ideja e Wenger dhe propozimi i FIFA-s për një Kupë Bote çdo dy vjet, me ndryshimet edhe në Kupën e Botës për Klube, mund t'i kushtojë ligave kryesore kombëtare të futbollit dhe UEFA-s rreth 8 miliardë euro në sezon humbje që kanë të bëjnë me të drejtave televizive, marrëveshjeve komerciale dhe të ardhurat nga ditët e ndeshjeve.
Kjo është ajo që del nga një raport i përpiluar nga firmat konsulente KPMG dhe Delta Partners, i publikuar nga Reuters. Kupa e Botës dyvjeçare do të reduktonte interesin e reklamuesve për futbollin e përfaqësueseve dhe do t'i vinte lojtarët në provë, duke çuar në një lojë më të varfër.
Goditja më e madhe do të ishte për të ardhurat nga të drejtat televizive ku raporti llogarit se 40 ligat më të mëdha kombëtare në mbarë botën dhe kompeticionet e klubeve të UEFA-s si Champions League mund të humbasin deri në 5 miliardë euro në sezon vetëm në marrëveshjet audiovizive, më shumë se një e treta e të ardhurave të tyre aktuale.
Nëse do të pranohej ky plan, do të kishte një kalendar të ri me një Kupë Botërore çdo dy vjet dhe ndeshjet duhet të zhvendosen nga fundjava në mesjavë, me një sezon më të shkurtër në ligat e europës dhe disa lojtarë mund të mos jenë të disponueshëm në një moment të këtij sezoni.
Pra i gjithë sistemi aktual i ndeshjeve do të ndryshonte në mënyrë radikale duke çrrënjosur një lloj culture të futbollit që zgjat prej dekadash./Ora News/.
