“Semafori” u ndez, arrihet marrëveshja për koalicionin qeverisës në Gjermani

Për herë të parë pas 50 vitesh, Gjermaninë do ta udhëheqë një kaolicion 3 partiak ose siç njihet ndryshe koalicioni i semaforit. Olaf Scholz do të votohet për të zëvendësuar kancelaren Angela Markel e cila mbylli epokën e 16-vjeçare në drejtimin e shtetit më të fuqishëm ekonomik në BE. Të tre drejtuesit e partive deklaruan se kanë rënë dakord që qeverinë ta miratojnë para Krishtlindjeve.

Gjermania ka arritur marrëveshjen e koalicionit mes Partisë së Gjerbër, Partisë Socialdemokratike dhe Demokratëve të Lirë me premtimin se qeveria do të miratohet deri për Krishtlindje.

Ministri i mëparshëm i Financave Olaf Scholz (SPD) pritet të miratohet kancelar gjatë javës së Krishtlindjeve  duke i dhënë fund kështu epokës 16 vjeçare të Angela Merkel.

Partia e Gjelbër, Partia Socialdemokratike dhe Demokratëve të Lirë arritën kështu të miratojnë atë që quhet koalicioni i semaforit në Gjermani ndërsa interesante është se një koalicion i tillë me 3 parti është i pari në 50 vitet e fundit.

Tre krerët e partive prezantuan marrëveshjen e tyre koalicionit.

Konferenca për shtyp në televizionin live të FOCUS Online.

Kancelari i ardhshëm i cili në qeverinë Merkel ka mbajtur postin e Ministrit të Financave vlerësoi bashkëpunimin në negociata: "Ne punuam së bashku "nga afër, intensivisht, ndonjëherë me pasion dhe besim" tha ai.

Scholz tha se do ti qëndrojë premtimit të tij për ta bërë pagën minimale 12 euro dhe se çdo vit do ndërtohen 400  mijë shtëpi sociale.

Mesazhi im më i rëndësishëm tha ai është se semafori tashmë është ndezur.

Palët janë zotuar që koalicioni të jetë me kushte të barabarta dhe palët të pranojnë njëri tjetrin-pavarësisht divergjencave që do kenë.

Palët kanë rënë dakort të çojmë më tej vaksinimet në vend si mënyrën e vetme për të dalë nga pendemia

Në bazë të marrëveshjes  FDP mer katër poste ministrore Ministrinë e Transportit, të Financave, Ministrinë e Arsimit dhe atë të Drejtësisë. Ndërsa të Gjelbrit marrin 5 poste ministrore, Ministrinë e Jashtme, atë të Çështjeve Ekonomike, Ministrinë e Mjedisit, Ministrinë e Bujqësisë dhe atë të familjes.

Ndërsa Partia Socialdemokratike mer 6 poste ministrore, përkatësisht  të Shëndetësisë, të Punës e Çështjeve Sociale, Ministrinë e Kancelarisë, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Ndërtimit e Strehimit dhe të bashkëpunimit ekonomik.

FDP: Katër poste ministrore

Ministria e Transportit : Volker Wissing

Ministria e Financave: Christian Lindner

Ministria e Arsimit: Bettina Stark-Watzinger

Ministria e Drejtësisë: Marco Buschmann

Të Gjelbrit: Pesë poste ministrore

Ministria e Jashtme: Annalena Baerbock

Ministria e Çështjeve Ekonomike dhe Klimës: Robert Habeck

Ministria e Mjedisit

Ministria e Bujqësisë

Ministria e Familjes

SPD: Gjashtë poste ministrore

Ministria e Shendetesise

Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale

Ndërtim & Strehim

Ministria e Kancelarisë

Ministria e Mbrojtjes

Ministria e Bashkëpunimit Ekonomik