Temperaturat deri në 21 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Përsa i përket vendit tonë zonat e ulëta dhe ato bregdetare paraqiten në ndikimin e motit të kthjellet dhe vranësirave të lehta, ndërsa me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurtra kthjellimesh do të jete moti në zonat malore. Në ekstremin juglindor pritet zhvillim i vranësirave konvektive duke gjeneruar shira afat-shkurtër. Orët vijuese sjellin përmirësim të dukshëm të motit edhe në këto zona duke bërë që kthjellimet të jenë prezente, sipas MeteoAlb.                                                 

Temperaturat e ajrit do të ulen serish në mëngjes por  një rritje të lehtë sjell mesdita duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 21°C.

Era do të fryjë e lehte mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohen dallgëzim 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Zhvillimi i një qendre ciklonare prej disa ditësh në Jug të Italisë do të gjeneroje reshje të dendura shiu dhe stuhi te forta ere në këtë rajon. Po ashtu, si pasojë e aktivizimit të ciklonit  të Islandës Europa veriore dhe vendet Lindore dominohen nga reshje shiu e dëbore. Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta.