Elbasan/ Merr flakë makina e parkuar pranë banesës së qytetarit

Një makinë e parkuar është përfshirë nga flakët orët e para të mëngjesit sot (24 nëntor) në lagjen "Vullnetari", Elbasan.

Sipas policisë makina  tip "Citroen" është në pronësi të shtetasit E. T.

"Mjeti ka qenë i parkuar në rrugë, pranë banesës së qytetarit  dhe është djegur pjesërisht", njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e  rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit në automjet.