Vrasja e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt, GJKKO shtyn me 2 muaj e 15 ditë afatin e hetimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2021, 17:05
Gjykata e Posaçme ka vendosur të shtyjë me 2 muaj e 15 ditë afatin e hetimit ndaj të akuzuarve për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt në shkurtin e vitit 2005.
Së bashku me biznesmenin Vajdin Lama mbeti i vrarë dhe Klodian Saliu.
Sipas SPAK për këtë ngjarje akuzohen Emiliano Shullazi, Indrit Taullau, Lul Berisha dhe dy persona të tjerë.
Më konkretisht bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në datën 26 shkurt 2005, ku në segmentin rrugor Durrës-Maminas, në afërsi të fshatit Koxhaj është vrarë me armë zjarri shtetasi Klodian Saliu, i cili po lëvizte me autoveturën e tij tip “Mercedes Benz”.
