Durrës/ Dhunoi bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, në pranga 52-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2021, 16:49
Një 52-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij të mitur, 13 dhe 15 vjeç.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi G. S, i cili akuzohet për veprën penale "Dhuna në familje".
“G. S., 52 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tij të mitur, 13 dhe 15 vjeç.”- njofton policia.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.
