Makina përplas këmbësorin në Tiranë, i moshuari në gjendje të rëndë në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2021, 16:43
Një 86-vjeçar mbeti i plagosur në një aksident rrugor pasditen e sotmenë kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, tek mbikalimi i Kopshtit Zoologjik, ku mjeti me drejtues shtetasin A. F ka aksidentuar shtetasin këmbësor H. V., 86 vjeç.
Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

