Shtohen krimet ndaj të miturve, avokati: Shumica e autorëve përsëritës

Një tjetër rast abuzimi ndaj të miturve është regjistruar në Kamëz ku një 43 vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka abuzuar me vajzën e tij të mitur. Të dhënat e policisë tregojnë për një rritje të krimeve ndaj të miturve pasi gjatë këtij viti janë referuar 162 raste ku shumica kanë rezultuar se janë përsëritës në kryerjen e veprave penale.

Një tjetër rast dhune ndaj fëmijëve të mitur është regjistruar në tiranë.

Një 43 vjeçar është arrestuar nga efektivët e komisariatit nr 5 me dyshimet sa ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur. Denoncimi është bërë nga vajza e mitur e cila ka rrëfyer para hetuesve ngjarjen e ndodhur.

Ka qenë psikologia e shkollës ku mëson e mitura që ka zbuluar këtë abuzim, e cila prej kohësh kishte ndryshuar edhe sjelle para stafit mësimor.

Në lidhje me rastin në fjalë burimet bëjnë të ditur së kanë nisur menjëherë hetimet për të paracaktuar nëse denoncimi në fjalë është i vërtetë.

Në shifrat zyrtare të referuara në polici krimet ndaj të miturve kanë arritur një shifër të lartë përgjatë këtij viti ku  janë denoncuar 162 raste.

Shifra të larta kanë shënuar edhe rastet e dhunës në familje ndaj të miturve përmes dhunimit apo keqtrajtimit të tyre, ndërkohë që shqetësuese janë edhe ngacmimet dhe marrëdhëniet seksuale.

Sipas Avokatit Roland Islami në rastet e paraqitura në Gjykatë shumica prej autorëve rezultojnë të jenë përsëritës, çka i bën këto raste të parandalueshme në rast se institucionet bëjnë detyrën

"Të gjitha rastet sidomos kur shkojnë deri në ekstrem marrëdhënie seksuale me të mitur janë përsëritës, madje mund të themi që ata kanë dhe probleme psikike. Ne kemi gabimisht në kodin penal, jemi i vetmi shtet që indicien për sa i përket shtrimit në një spital psikiatrik e marrim vetëm nga një vepër penale," tha Islami.

Shtohen krimet ndaj të miturve, avokati: Shumica e autorëve
Avokati Roland Islami

Avokati thotë se ashpërsimi i ligjit nuk është forma e duhur për parandalimin e këtyre rasteve.

"Ashpërsimi i ligjit nuk është gjithmonë gjetja, ne e kemi ligjin. Një person i sëmurë psikik, sepse nëse nuk ka defiçenca psikike nuk mund të arrijë në një dhunim të të miturit, duhet të rregullojmë ligjin që ta marrim këtë person dhe ta shtrojmë në spital psikiatrik para se ta kryejë veprën penale," tha avokati.

Pak ditë më parë Klodian Calamani rrëmbeu dhe vrau për vdekje 8 vjeçarin Mateo Vasiu në Fier. Autori i këtij krimi makabër rezultoi të ishte përsëritës pasi edhe më herët kishte rrëmbyer e keqtrajtuar një të mitur.

Shtohen krimet ndaj të miturve, avokati: Shumica e autorëve