Deputeti socialist pro kampit të refugjatëve në Shqipëri, Sterkaj: Ça të keqe ka me ardh’ leku te ne
Pas afganëve, Shqipëria do të kthehet sërish në një vend tranzit për refugjatët e paligjshëm.
Tashmë jo me kërkesë të amerikanëve, por me një marrëveshje të nënshkruar nga ministrat e brendshëm të Shqpërisë dhe Britanisë së Madhe.
Sipas medieve britanike ky projekt do t'i kushtojë Britanisë 100.000 paund për emigrant, ku përfshihen kostot e fluturimit dhe akomodimit.
Në reagimin e tij deputeti socialist Paulin Sterkaj u kërkoi demokratëve të mos harrojnë eksodin e shqiptarëve. Jo vetëm kaq Sterkaj tha se kjo marrëveshje nuk ka arsye pse ta shqetësojë Shqipërinë për sa kohë siguria kombëtare nuk cenohet përkundrazi mund të përfitohen të ardhura.
Na jena dhe human si popull. Ne kena harruar që pushtuam brigjet e porteve të fqinjëve tanë me superngarkesë. U mbushën stadiumet me ne dhe u trajtuan njerëzit
Le të kthehen dhe ata këtu. Pasi problemin më të madh ka financat. Na nuk jena një popull që nuk duhet të harrojmë që shkuam refugjat në të gjithë Europën.
Më shqetëson ata tre emigratët që janë të paregjistruar në shqiupëri. Të shohim mundësinë që të kenë institucione që të jenë nën kontroll. Por jo të mos pranojmë një kontratë tip. Bënu pak më të gjerë. Nga kjo marrëveshje nuk na vjen asgjë e keqe. Po vijnë ata mos përgatitni kamp refugjatës se po fiton ai . Po me ardh leku ca të keqe ka?
“Vjen një person me 100 mijë paund. Kosto minimumit jetik në Shqipëri është 500 paund. Kemi kohë me e mbajt 20 vite në Shqipëri pa asnjë lloj problemi. Ju e dini se çfarë njerëzish kemi në Britaninë e Madhe. Shqiptarët që jetojnë në Angli nuk i ka luajtur kush. Ka dhe me dy emra. Kjo marrëveshje nuk na shqetëson hiç.
Kjo marrëveshje nuk i bën asgjë të keqe vendit tonë vetëm na jep mundësinë të jemi më human e më të gjanë për shumë njerëz që harrojnë se ku kanë qenë"
Ditën e martë kjo marrëveshje do të diskutohet sërish në komisionin e sigurisë për të marrë përgjigje konkrete, nësë Shqipëria do të hapë “dyert e shtëpisë” për refugjatët e Britanisë.
Por ajo e cila mbetet evazive në dokument, ka të bëjë me faktin, nëse emigrantët do të qëndrojnë në vendin tonë për një kohë të gjatë, siç shkruajnë mediat britanike apo thjesht do të kalojnë vetëm nga pikat doganore tranzit?
Deputetët e opozitës hedhin dyshime se kabineti i Ramës e ka pranuar këtë marrëveshje, për të përfituar nga fondet që do të akordohen nga pala britanike qe sipas mediave britanike jane 100 mije paund per emigrant.