"Të pavaksinuarit përfundojnë në spital", Tomini: Javët e fundit incidenca ka qenë e qëndrueshme
Gjatë raportimi në komisionin për çështjet sociale dhe shëndetësinë, zëvendësministrja Eugena Tomini ka bërë me dije se vetëm 6% e personave të shtruar në spital për shkak të kovid-19 ka marrë vaksinën kundër këtij virusi.
94% e personave të shtruar në spital për shkak të Covid-19, rezultojnë se janë të pavaksinuar. Këtë shifër e bën publike zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini.
"Për sa i përket vaksinës Sinovac është një vaksinë e vendosur në listën e vaksinave për emergjencë nga OBSH, e miratuar dhe në SHBA për Grenn Pass," tha Tomini.
Në komisionin parlamentar për shëndetësië, ajo raportoi se në javët e fundit incidenca ka qenë e qëndrueshme.
"Duhet të theksojmë se 94% e pacientëve të cilët janë të hospitalizuar janë të pavaksinuar dhe një % shumë e vogël janë me 1 dhe 2 doza," tha Tomini.
Duke u ndalur tek vaksina Sinovac, ajo sqaroi se hyrja e saj në Shqipëri ka ardhur me miratimin e Komitetit Teknik të Vaksinimit.
"Incidenca 2 javore si një indikator matës gjatë gjithë periudhës është një incidencë e qëndrueshme me luhatje ditore në varësi të ndjekjes së kontakteve të rasteve primare. Aktualisht në terapi intensive janë 14 pacientë," tha Tomini.
Ne fund te mbledhjes anëtarët e komisionit kanë votuar pro vaksinës me dozën e tretë kundër covid 19 ku më pas në datën 2 dhjetor do të kalojë në seancë plenare.
