Refugjatët nga Britania në Shqipëri, PD hedh dyshime mbi marrëveshjen: A po e bën qeveria këtë për para?

Pas marrëveshjes së nënshkruar nga ministrat e Brendshëm, Shqipëria do të presë sërish refugjatët nga Lindja e Mesme për interes të Britanisë së Madhe. qeveria mohon dyshimet e opozitës se vendi ynë do të kthehet në kamp emigrantë, por sipas ministrisë së brendshëm vendi ynë do të jetë vetëm një pikë transiti.

Kronikë e përgatitur nga RTV Ora

Pas afganëve, Shqipëria do të kthehet sërish në një vend transit për refugjatët e paligjshëm. Tashmë jo me kërkesë të amerikanëve, por me një marrëveshje të nënshkruar nga ministrat e brendshëm të Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe. Por ajo e cila mbetet evazive në dokument, ka të bëjë me faktin, nëse emigrantët do të qëndrojnë në vendin tonë për një kohë të gjatë, siç shkruajnë mediet britanike apo thjesht do të  kalojnë vetëm nga pikat doganore transit?

"Dhe për problemin që ata kanë, problem të madh social dhe politik do duhet ta zbrazin duke i nxjerrë nga territori i tyre. Ku do i çojnë? Do i çojnë në Shqipëri. A bëhet fjalë për kamp refugjatësh apo jo," tha Alibeaj.

Zëvendës ministri i brendshëm Andi Mahila në Komisionin e Sigurisë, për të shpjeguar marrëveshjen për pranimin e personave mes dy shteteve, u mbrojt me deklaratat e kryeministrit.

"Asaj që doli në medien britanike i është kthyer përgjigjja shteruese nga kryeministri i Shqipërisë," tha ai.

Shpjegimi qeveritar nuk ka bindur deputetët e opozitës, të cilët hodhën dyshime nëse kabineti i Ramës e ka pranuar këtë marrëveshje, për të përfituar nga fondet që do të akordohen nga pala britanike.

"Kush e ka iniciuar lidhjen e kësaj marrëveshjeje," t ha Alibeaj.

"Është iniciuar nga pala britanike," tha Mahila.

"Media britanike që juve thatë gënjen ka nxjerrë edhe koston reale, kërkohen mesatarisht 100 mijë paund. A mos ndoshta është duke u bërë një biznes në territorin shqiptar për të depozituar refugjatë me qëllim për të përfituar të gjitha shpenzimet," tha Alibeaj.

Ditën e martë kjo marrëveshje do të diskutohet sërish në komisionin e sigurisë për të marrë përgjigje konkrete, nëse Shqipëria do të hapë “dyert e shtëpisë” për refugjatët e Britanisë.

 

Ketu eshte pr/ligji