E rëndë në Lushnje! Vetëvaret 13-vjeçari, dyshohet se po bënte video në 'Tik-Tok', i mituri u gjet në banesën e tij në Golem
Një 13 vjeçar ka kryer vetëvrasje në Lushnje mbrëmjen e së shtunës. Mësohet se kanë qenë familjarët që e kanë gjetur të miturin e vetëvarur, ndërsa mbeten mister shkaqet e kësaj ngjarje tronditëse. Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar pas ngjarjes duke thënë se prindërit dhe mësuesit duhet të limitojnë kohën e fëmijës në internet,
13 vjeçari o gjetur i vetëvarur nga familjaret e tij mbrëmjen e djeshme është një histori tronditëse një histori tronditëse e cila ka shokuar familjaret por edhe gjithë fshatin Golem në Lushnje. 13 vjeçari A.S pasditen e djeshme u gjet i vetëvarur nga familjarët në dhomën e tij.
Pasi e Kane kërkuar ne lagje dhe e Kane thirrur disa here familjarët, kanë shpërthyer derën e mbyllur te dhomës ndërsa e kanë gjetur të miturin dhe e kanë transportuar menjëherë në urgjencën e spitalit të Lushnjes ku dhe u konfirmua vdekja e tij.
Shokët e klasës jashtë kamerave Kane thënë se 13 vjeçari ishte ftrekuentues e i rregullt i rrjeteve sociale, ndërsa pikërisht “Tik Toku” dyshohet se është bërë shkak për këtë akt, edhe pse asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht
Në lidhje me rastin ka reaguar edhe Minsitrja e Arsimit Evis Kushi e cila u bën thirrje prindërve për akses të limituar të fëmijëve në internet.
“Jam shumë e tronditur nga ngjarja e fundit e 13 vjeçarit në Lushnje.
Aksesi i fëmijëve në internet për një kohë të gjatë dhe në burime apo informacione të pakontrolluara dhe të parekomandueshme për moshën e tyre është një nga çështjet që unë kam ngritur vazhdimisht në takime të ndryshme. Jo vetëm shkollat dhe institucionet, por edhe familjet dhe çdo individ duhet të marrë sot përgjegjësinë për këto raste fatale."
