Bie nga lartësia e moshuara në Sarandë, 72-vjeçarja në gjendje kritike për jetën

Një 72-vjeçare në Sarandë raportohet se është rrëzuar aksidentalisht nga soleta e banesës së saj.

Si pasojë e rënies nga lartësia, e moshuara ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

"Më datë 21.11.2021, rreth orës 10:28, është paraqitur për ndihmë mjekësore tek urgjenca e spitalit Sarandë shtetasja R.L., 72 vjeçe, banuese në Sarandë. Nga të dhënat paraprake dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga soleta e banesës së saj dhe ndodhet ne gjendje të rëndë shëndetësore."- njofton policia. 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.