Dëmet e tërmetit në Tiranë/ Prokuroria dërgon në gjykatë 8 të pandehurit për abuzimet në Farkë
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 8 të pandehurit e parë për dëmet e shkaktuara nga tërmeti 26 nëntorit në kryeqytet, kryesisht në zonën e Farkës. Për ish-kreun e kësaj Komune Fatbardh Plaku është kërkuar pushimi. Ndërsa pritet të dërgohen për gjykim edhe të pandehurit për zona të tjera.
Pas dy vitesh hetime Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjykatë 8 të pandehurit e parë të akuzuar për “shpërdorim detyre” në lidhje me dëmet e shkaktuara në ndërtesa nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në kryeqytet.
Hetimi ka përfunduar vetëm për zonën e Farkës, ndërsa për zona të tjera të kryeqytetit Kashari, Vora, Dajti ku u konstatuan dëme, dosja është ndarë dhe vijojnë pasi priten rezultatet e ekspertimeve të objekteve te dëmtuara .
Në gjykatë janë dërguar me akuzën e “shpërdorimit të detyrës 5 punonjës nga ish-zyra e urbanistikës në njësinë administrative së bashku me ish kreun e saj Lirion Çipi, dy kryenspektorë te Inspektoriatit ndërtimor të Farkës si dhe një ndërtues, i cili ka ndërtuar një pallat në këtë zonë, i cili ka pësuar dëme të shumta dhe është bërë rrezik për jetën e banorëve.
Ndërsa është kërkuar pushimi i akuzës për ish kreun e njësisë Administrative Farke Fatbardh Plaku, pasi gjatë hetimit është konstatuar se nuk ka kryer element të veprës penale ne lidhje me dhënien e lejeve te ndërtimit, ndërsa veprimet e kundralighshme janë kryer kryesisht nga ish kreu i urbanistikës I komunës Farkë dhe kryeinspektorët.
Prokuroria bën me dije se pritet që në gjykatë të dërgohen edhe të pandehurit për zona të tjera të dëmtara të kryeqytetit. Menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit, Prokuroria e Tiranës nisi hetimet dhe nxori 42 urdhër arreste nga të cilat u ekzekutuan për 31 persona. Sipas prokurorëve në dosjet e objekteve te dëmtuara u konstatuan shkelje të rënda si projekte te ndryshuara mungesë dokumetacioni në raportet sizmologjike mungesë e cilësisë se materialeve ndërtimore si dhe shume dokumenta të cilat nuk korrespondojnë me lejet e dhëna.
