Apeli për ndihmë i të moshuarës, 65-vjeçarja mes lotësh kërkon një strehë për fëmijët e saj

Një 65 vjeçare mes lotësh kërkon ndihmë pasi të ardhurat e saj janë vetëm 70 mijë lek të vjetra ku gjysmat i shkojnë për ilaçe. Selime Mehmeti jeton prej vitesh në një dhomë plot lagështi ku si pasojë i kanë shkaktuar asaj një sërë sëmundjesh.

Kjo është streha e nënë Selimes e cila jeton këtu me vajzën dhe dy femijët e saj.

Qe pas ndarjes së bashkëshortit gjykata vendosi të jetojë në këtë dhomë ku jeton prej 47 vitesh në një hyrje me njerëzit e ish burrit.

“Jetoj kaq vite këtu në një dhomë, jemi 8 veta. Kur kam nevojat e mia unë duhet të pres radhën. Këtu nuk të bie radha me u la dhe me u shpërla”.

Jeta e ka mbytur me vuajtje dhe mundime.

“Më keq se unë nuk ka”

Mes lotësh që nuk i ndalen asnjë moment tregon gjendjen ku ajo jeton.

Thotë se kushtet e vështira i kanë shakktuar asaj dhe një sërë sëmundjesh.

“Jam sëmurë në këtë shtëpi të qelbur me lagështirë, po të shikosh murin është duke rënë."

Selime Mehmeti 65 vjeç jeton vetëm me 7 mijë lekë kemp ku me ato pak para duhet te marre dhe ilacet dhe të ushqejë veten, vajzën dhe sy fëmijët e saj.

“Kjo për mushkëritë.”

E vetmja kërkesë për shtetin është që ta strehoje në një shtëpi tjetër, pasi ajo qe ka është e dëmtuar nga tërmeti dhe jeton në të njëjtën hyrje me njerëzit e ish bashkëshortit.

“I zë frika njerëzit me hy këtu.”

65 vjeçarja jeton në rrugën Aleksandër Moisiu në kryeqytet dhe shpreson qe dikush ta ndihmojë.