Tiranë, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, arrestohet 43 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2021, 12:36
Një 43 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi J. D.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e shtetasit J. D., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.”
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
