Plagosja në ish-Bllok, arrestohet 44 vjeçari, policia: Përkrahu autorin
Policia ka arrestuar 44 vjeçarin të përfshirë me plagosjen e ndodhur në ish-Bllok në kryeqytet. Mbrëmjen e 6 nëntorit 38 vjeçari Kridens Meçollari, në bashkëpunim me Renis Selimajn ka plagosur 31-vjeçarin Ilir Shkurti pas një sherri për motive banale.
Ndërkohë policia bën me dije se shtetasi V. S, i cili ishte shpallur në kërkim akuzohet për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit V. S., 44 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit në krim”. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarjen me datë 06.11.2021, ku shtetasi K. M., (i arrestuar menjëherë pas ngjarjes) qëlloi me armë zjarri shtetasin I. Sh”, thotë policia.
Bashkë me 44 vjeçarin ka shkuar në 3 numri i personave të arrestuar lidhur me këtë plagosje.
