Banorët të shqetësuar për shembjen e banesave: Duam shtëpitë në lagjet tona, bashkia të plotësojë kërkesat tona

Banorët në pallatin 66 në rrugën 'Aleksandër Moisu' në kryeqytet thonë se nuk janë dakord me vendimin e Bashkisë Tiranë  që pallatet e tyre të shemben. Ato gjithashtu kërkojnë nga bashkia të mos i largojë nga lagjia e tyre dhe nëse vendos ti shemb.

Ky është pallati 66 në Rrugën Aleksandër Moisu në kryqeytet.

Pas tërmetit të 2019 inxhinierët vlerësuan se është i pabanueshëm.

“Nga 26 nëntori është vendosur që ne që jemi këtu të shpërngulemi dhe të shkojmë në shtëpi me qira.”

Banorët  thonë se nuk janë dakord me vendimin e Bashkisë Tiranë  që pallatet e tyre të shemben.

“Bashkisë i them mos më shqetëso, s’ja kam borxh që të vij dhe të më shqetësoj në shtëpi. EShpia jonë nuk është për t’u shembur”.

thonë se pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 shtëpitë e tyre i kanë rikonstruktuar

“Unë e kam rregulluar shtëpinë nuk luj që këtu”

Ato gjithashtu kërkojnë nga bashkia të mos i largojë nga lagjia e tyre dhe nëse vendos ti shemb .

“Tashi unë dëshiroj që të vijnë të shikojnë gjendjen e pallatit, unë dua që kur të prishet pallati dhe kur të ndërtohet sërish të vij këtu."

Unë dua metra që kemi. Edhe nëse prishet unë do vij prapë këtu ku jam.