Ndahen çmimet e Panairit të Librit 2021, ja kush janë fituesit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2021, 22:26
Në ceremoninë e çmimeve të panairit të 24 të librit u vlerësuan 3 autorë për botimet e paraqitura. Çmimi autori më i mirë iu dha Virgjil Muçi për tregimet fantastike "Fajlin ma ka Gjuha".
Çmimi, përkthimi më i mirë iu dha autores, Flavia Kapa, për veprën me tregime të Carlos Ruiz Zafin, "Qyteti i Avullit".
Studimi më i mirë shkoi për Uran Butkën, me vëllimin e gjashtë të Mit'hat Frashërit.
Ambasada franceze për përkthimin më të mirë nga frengjishtja, vlerësoi Mirela Kumbaron, për përkthimin "Ngadalësia" nga Milan Kundera.
Në këtë organizimim u vlerësuan të gjitha veprat e botuara, përfshirë ata që nuk ishin të pranishme në panairin e vitit të kaluar.
Nuk ka fitues në “Air Albania”, Partizani dhe Laçi ndajnë pikët
20 Nëntor, 21:42


