Lamtumira për Fadil Krajën! Lule dhe vend bosh në kafenë e preferuar, homazhe tek “Migjeni
Në Shkodër iu dha lamtumira e fundit Dramaturgut dhe shkrimtarit Fadil Kraja, i ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare. Mjeshtrit e mëdhenj të skenës, thanë se veprat e tij janë trashëgimi për teatrin shqiptar. Ndërsa në kafene e preferuar të shkrimtarit vendi I tij ishte bosh dhe një buqetë me lule në tavolinë.
Fadil Kraja nuk është më dhe në lokalin ku çdo ditë pinte kafenë, karriget janë bosh dhe në tryezë në vend të filxhanit është kjo buqetë me lule!
Xhemal Alibali ka qenë njeriu që për 15 vite radhazi ka ndarë kafetë dhe bisedat me dramaturgun e njohur shqiptar.
Homazhet u mbajtën në Teatrin Migjeni.
Mes lotësh bashkëpunëtorët kujtuan bashkëpunimet e shumta me Krajën dhe kontributin që ai dha për teatrin e Shkodrës dhe atë kombëtar.
Nderi i kombit, Roza Anagnosti përcolli në këtë ndarje të fundit me Krajën, edhe mesazhin që i dha e madhja Tinka Kurti, në pamundësi për të qenë fizikisht pjesë e homazheve.
Profesor Zef Çoba, tregon amanetin.
Fadil Kraja është autori I rreth 50 dramave e komedive të vëna në skenë në të gjitha trojet shqiptare.
