Tinguj e flautit dëgjohen në Lezhë, nxënësja gjallëron jetën artistike me muzikë klasike
Artistët e rinj po tentojnë të gjallërojnë jetën kulturore të qytetit të Lezhës. Për herë të parë, atje u mbajt një koncert recital në Flaut, një vegël muzikore që rrallë ishte dëgjuar në qytet.
Për herë të parë në Lezhë u mbajt një koncert recital në Flaut.
Olta Luli, nxënëse e shkollës 9 vjeçare Beslidhja sfidoi duke luajtur ndër pjesët më të famshme për këtë vegël muzikore.
"Mendoj që instrumenti i flautit nuk është shumë i njohur dhe e di që nuk është shumë i njohur në Lezhë, por shpresoj që me kalimin e kohës të ndërgjegjësohen të gjithë për këtë instrument dhe për muzikën klasike," tha Luli.
Koncerti u prit mirë nga artdashësit lezhianë të cilët thanë se u kishin munguar tingujt e muzikës klasike.
"Lezha ka qenë pak e fjetur në këtë lloj zhanri."
"Të japësh një koncert recilat pothuajse është diçka e paimagjinueshme."
Drejtuesit e arsimit në Lezhë thonë se ngjarje të tilla artistike do të jetë të vazhdueshme për ti dhënë qytetit jetën e munguar kulturore.
"Të zgjojnë muzikën, artet në Lezhë."
Falë hapjes së shkollës së muzikës vite më parë, muzika klasike ka nisur të prezantohet gjithnjë e më shumë në Lezhë.
