“Koncert në Kohë Pandemie” ngjit në skenë estradën e Shkodrës, humor me Covid e prindin numër 1&2

Estrada e Shkodrës u rikthye në skenën e Migjenit, pas një shkëputje gati dy vjeçare kohë kur arti shkodran ka humbur emra të mëdhenj. Komedia "Koncert në Kohë pandemie" godet e thumbon kohët që po jetojmë dhe debatin për prindin me Numër,  duke bërë bashkë emra të brezit të artë të humorit me aktorë të rinj.

Shkodrës ju rikthye estrada.

Pas më shumë se 2 vitesh shkëputje si pasojë e pandemisë dhe kur nga radhët e saj pati humbje të emrave të mëdhenj të humorit, nuk kishin si t'i mungonin prurjet e reja.

Komedia "Koncert në Kohë pandemie" thumbon me batuta realitetin që krijoi Covid-19,  por dhe debatin për Prindi 1 e Prindi 2.

Emrat e mëdhenj të skenës si Zef Deda, Drande Xhaj e Besnik Çinari, dhuruan për afro 2 orë të qeshura pa fund për spektatorin.

Një ndërthurje e veçantë me artistet e rinj, që shihen si trashëguesit e asaj plejade të humorit që e spikati Shkodrën si qytet.

"Një grup të rinjsh të mrekullueshëm që do i kishte lakmi cilado trupë në Shqipëri."

"Unë kam 2 vjet që punoj për t'ia arritur kësaj dite."

"Publiku më i zgjuar dhe më i mrekullueshëm në gjithë botën është spektatori shkodran."

Ndërsa aktorët e rinj Fritz Selmani e Eneida Kruja nisën rrugën në gjurmët e paraardhësve  Aleks Selmani e mjeshtrit të madhe Gëzim Kruja.

"Gjithçka ja kushtoj atij, ai është një pjesë e imja."

"Kishte një kohë që nuk kisha hipur në ssenë dhe me një forcë shumë të madhe duke pasur një përkrahje nga lart."

Komedia do të vijojë të shfaqet në Skenën e Teatrit Migjeni edhe përgjatë javës së ardhshme.