"Është mall që plas, që çan dhe gurë", poezia e ndjerë e ish-ministrit Bode për Sokol Olldashin
Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, ka përkujtuar ish-kolegun e tij, ministrin e Transporteve, Sokol Olldashi, në 8 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Mallin për mikun dhe ish-kolegun e tij në qeverinë Berisha, Bode ka zgjedhur ta përmbledhë përmes vargjeve të ndjera të një një poezie, të cilën e ka ndarë me miqtë e tij në facebook.
Sokol!
Të të shikoja, desha sot,
Në ditën kur ti u nise,
Kur tinës ike nga kjo botë,
Dhe botën qesëndise.
Të të llafosja doja shumë,
Por heshtja jote step
Kjo botë veç gërryen si një lumë,
Ti bardhësisht je mbret.
Ndaj dorën zgjata si gjithnji
Nën plisin që di veç unë,
Mora cigaren që drodhe ti,
...dhe lotët rrodhën lumë.
Mos qesh, mos shih me qesëndi,
Nga dhimbja që ndjej unë,
Është mall, sa mall, o Perëndi,
Që plas, që çan dhe gurë.

