Banorët e "5 Majit" sërish në protestë: Duam përgjigje nga Bashkia, kini mëshirë
Si çdo pasdite edhe këtë të shtunë, banorët e "5 Majit" kanë dalë në protestë për të mbrojtur shtëpitë e tyre, pasi ato do të shemben si pasojë e një projekti rindërtimi që do të zhvillohet në zonë.
Banorët shprehen se nuk kanë marrë ende një reagim zyrtar nga bashkia e Tiranës. Ata nuk dinë se çfarë do të ndodhë me banesat e tyre.
Projekti mbulon njesinë administrative 4 dhe 8 të "5 Majit".
Banorët konsiderojnë të njëanshme aktmarrëveshjen, që u është komunikuar, pasi në të nuk flitet për interesa që mbrojnë të dyja palët.
Në kontratë nuk bëhet me dije se kur banorët do të dëmshpërblehen dhe se sa do të jetë vlera e dëmshpërblimit.
"Të na japë zgjidhje. Kini mëshirë. Kemi më shumë se 1 muaj që protestojmë. Kemi më shumë se një muaj që kemi bërë ankesa, si ka mundësi askush nuk na ka bërë asnjë sqarim. Jemi njerëz dhe ne", shprehen banorët për mikrofonin e Ora News.
Talibanët: Punonjësit qeveritarë do të fillojnë të paguhen
20 Nëntor, 17:58



