"Anti-Kuvendi, rruga e gabuar", Gjata: Basha ka hapur disa 'fronte lufte', vetëm opozitë kundër Ramës nuk ka


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duket se ka hapur disa fronte "lufte", përveç sfidës me liderin historik të partisë që mbetet beteja kryesore.

Çlirim Gjata e sheh si një lëvizje të gabuar të tij. Për Ora News, ai thotë se Basha duhet ta mbante përplasjen brenda PD.

Sipas tij Basha me këdo po konfrontohet përveçse me Ramën që është detyra kryesore e opozitës.

Gjata: Do ishte mirë që Basha të mbante përplasjen politike brenda PD. Duke hapur disa fronte, se ka dhe opozitën që do ti bëjë zotit Rama, po bën luftë me Berishën, me zotin Meta, se di më kë tjetër po hap luftë, me anëtarësinë e vet po shkon drejt përplasjes. Por opozita ndaj Ramës nuk po bëhet, vetëm opozitë kundër Ramës nuk ka.

Basha zgjodhi rrugën më të gabuar duke caktuar anti-Kuvend me 18 dhjetor. Duhet ti bindej anëtarësisë e cila ka dorëzuar 4200 firma, nuk ka rëndësi se kush është iniciatori. Është e drejta e anëtarësisë të vetëmblidhet kur shikon që Kryesia ka dalë nga shinat dhe nuk përfaqëson interesat e saj. Ata mendojnë që jo nuk janë firmat, të shkojnë dhe ti shikojnë.

Çdo deputet të shkojë të verifikojë firmat e zonës së vet, vetëm publikimi nuk duhet. Megjithëse disa po vetëdeklarohen vetë. Ke përplasjen me Berishën, rri këtu, pse hap përplasje të tjera kot.