Makina përplas këmbësorin në Durrës, në spital nën kujdesin e mjekëve

Një këmbësor mbeti i plagosur në Durrës pasi u përplas nga një automjet.

Aksidenti u regjistrua rreth orës 17:50, në lagjen Nr.1, Durrës, ku një mjet tip "Ford" me drejtues shtetasin E. L., ka përplasur shtetasin këmbësor S. V., i cili ndodhet  nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.