Covid në 24 orë, 465 raste të reja dhe 6 viktima

Gjashtë qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit, përkatësisht një qytetare nga Shkodra 56 vjeçe, tre qytetarë nga Tirana të moshave 68-86 vjeç, një qytetar nga Kavaja 77 vjeç, një qytetar nga Korça 78 vjeç. 

Ndërkohë janë identifikuar 465 raste të reja në 3660 testime të kryera. 

Rastet e reja u identifikuan në këto bashki:

206 në Tiranë, 30 në Fier, 20 në Durrës, 19 në Vlorë, 16 në Kamëz, 15 në Gjirokastër, 14 në Shkodër, 13 në Berat, 12 në Lushnje, nga 10 qytetarë në Kavajë, Elbasan, nga 9 qytetarë në Pogradec, Delvinë, nga 8 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, nga 5 qytetarë në Kuçovë, Dimal, Korçë, nga 4 qytetarë në Krujë, Devoll, Skrapar, Cerrik, nga 3 qytetarë në Peqin, Poliçan, Përmet, Vorë, nga 2 qytetarë në Mirditë, Shijak, Roskovec, Patos, Gramsh, nga 1 qytetar në Tepelenë, Këlcyrë, Libohovë, Himarë, Selenicë, Divjakë, Dibër, Rrogozhinë, Lezhë, Tropojë, Has, Kukës, Vau i Dejës.

Janë 8175 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 139 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 531 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 184,778 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (20 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore         465

Të shëruar në 24 orë       531

Të shtruar në spitale       139

Humbje jete në 24 orë     6

Testime ditore                 3660

Testime totale              1,368,612

Raste pozitive                195,988

Raste të shëruara            184,778

Raste Aktive                     8,175

Humbje jete                      3,035

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           4376

Fier                711

Gjirokastër      528

Berat               460

Shkodër         456

Durrës             420

Elbasan            356

Vlorë                342

Korçë              227

Lezhë              165

Dibër                71

Kukës              63