"Në gropën që hape për LSI po bie vetë", Caka: Suksese në jetë dhe rrugë të mbarë më 11 dhjetor Lulzim!

Lëvizja Socialiste për Integrim vijon kundërpërgjigjet në adresë të sulmeve të Lulzim Bashës ndaj saj.

Ish-deputetja Silva Caka thotë se Basha keqpërdori të gjithë mbështetjen e LSI dhe në gropën që i hapi asaj dhe demokratëve tanimë po bie vetë.

Caka: Edhe nëse vdekja e Krishtit do të ishte parandaluar, Juda përsëri do të ishte tradhëtar". Hallet e mëdha që kanë zënë Lulzim Bashën, nuk vijnë as si shkak e as si pasojë e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

LSI-ja i dha besimin, e ndoqi (edhe drejt greminës), e mbështeti, u përpoq t'a bënte lider, i dha besën dhe njerëzit. Ai të gjitha këto i keqpërdori.

Lulzim Basha nuk donte asgjë nga LSI-ja, sepse tashmë të gjitha ato që donte, ia kishte siguruar pazari i tij i 17 majit!

Gjakprishurit të tillë lindin dhe vdesin; çfarëdo që të bënim ne për Lulzim Bashën, asgjë nuk do të ishte mjaftueshëm, pasi qëllimet e tij kanë qenë djallëzore që prej fillimit.

Megjithatë, në gropën që hapi për LSI-në dhe demokratët, po bie vetë brenda.

Suksese në jetë dhe rrugë të mbarë më 11 dhjetor Lulzim!