Video/ Dortmundi nuk gabon, fiton dhe i afrohet Bayernit. Bie Leipzigu

Borussia Dortmund ishte thirrur të bënte një ndeshje të madhe për të fituar dhe për t’iu afruar kreut. Duke përfituar nga humbja e rivalëve të Bayernit, verdhezinjtë vuajtën ndaj Stuttgtart por në fund morën më të mirën duke mposhtur 2-1 kundërshtarin në shtëpinë e tyre.

Fati i takimit u vendos në pjesën e dytë ku talenti Malen shënoi i pari për Dortmundin në 56’ dhe në 63’ Massimo barazoi sfidën. Pas shumë tentativave, ishte Reus që në 85’ shpëtoi skuadrën me një gol vendimtar që i jep 3 pikë dhe e ngushton në vetëm 1 pikë diferencën me Bayernin.

Në sfidat e tjera, Leipzig bëri një paraqitje të shëmtuar në transfertë ku u mund nga Hoffenheim 2-0 ndërsa M’Gladbach shkatërroi 4-0 Greuther. Leverkusen mundi minimalisht 1-0 Bochum teksa Bielefeld barazoi 2-2 me Wolfsburg./Ora News/.